Kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë sot gjatë mbledhjes me grupin e PS se deputetët që kanë marrë qoftë edhe një mandat nga PS-ja, nuk do jenë në listën e mbyllur, por në fushën e betejës.
Rama tha ndër të tjera s’e nuk e ka marrë ende vendimin për veten, dhe mund të mos jetë fare në listë.
“Cili do dhe cila do prej jush që s’pranon të jetë në listën e hapur duhet t’ia bëj me dije drejtuesit politik. Parimi themelor i listës së re do jetë asnjë deputet që ka marrë qoftë edhe një mandat nga PS nuk do jetë në listën e mbyllur. Është e drejta e kujtdo që për arsye të ndryshme s’do të jetë në listën e hapur, që mos jetë. Parimisht luftën duhet ta bëjnë ata që kanë më shumë eksperiencë, dhe që kanë marrë më shumë nga votuesit dhe nga PS, të parët. Patjetër që në listën e hapur do ketë edhe plot të rinj dhe të reja.
Unë e kam thënë që drejtuesit politik duhet të jenë në listën e hapur. Por argumenti ka qenë që kjo do çorodiste procesin pasi s’do lejonte asnjë barazi shansesh në garë dhe s’do garantonte asnjë drejtim të vërtet politik të ndeshjes. Pasi drejtuesit politik do ishin të fokusuar për të marrë vota për vete dhe do çorientohej gjithë skuadra. E njëjta gjë vlen në rastin tim. Vendimin për veten time s’e kam akoma, se mund edhe mos jem fare në listë. Të gjitha deputetet që kanë qoftë edhe një mandat do të jenë në fushë”.



