Tërmeti / Ejupi: Pamjet janë apokaliptike, Katari dhe BE i kanë ardhur në ndihmë Turqisë

Tërmeti / Ejupi: Pamjet janë apokaliptike, Katari dhe BE i kanë ardhur në ndihmë Turqisë

Gazetari Abdyvehap Ejupi në një lidhje skype për MCN TV ka komentuar lidhur me situatën në Turqi pas tërmetit të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne. Ai tha se deri tani janë regjistruar 1651 vdekje, rreth 11 mijë të plagosur dhe mijëra të tjerë ndodhen në gërmadha që presin të shpëtohen. Sipas tij, mbi 80% e banesave janë rrëzuar ku shumica janë shumë të vjetra, ndërsa theksoi se forcat speciale janë mobilizuar në kërkimin e personave.

Raportet e fundit që kemi është 1651 vdekje, 11 mijë të plagosur dhe mijëra të tjerë në gërmadha që presin të shpëtohen. Qeveria ka shpallur 7 ditë zie. Të gjithë resurset e shtetit janë mobilizuar për shpëtim kërkimin pra e vetmja kryefjalë e sotmja në Turqi dhe botë është kjo fatkeqësi.  Gjithmonë i referohemi numrave zyrtarë kur flas për viktimat, edhe pse numri mund të jetë shumë më i madh, kjo pritet të konfirmohet nga zyrtarët, ku dhjetëra mijëra ekipe shpëtimi po punojnë. Numri i viktimave dhe në fakt tërmeti në vetvete është rrëqethësh dhe është i pasuar dhe me klimën e ftohtë, borë, shi, erë e fuqishme, është një tragjedi në vetvete, i ngjashëm me filmat apokaliptikë. Të gjitha ekipet e shpëtimit kanë mbërritur dhe në fshatrat, por për shkak të hapësirës së tyre sigurisht që ka numër më të ulët të viktima për shkak se banesat janë të ulëta krahasuar me qytetet. Mbi 80% e banesave janë rrëzuar, shumica të vjetra.

I pyetur se cilat janë zonat ku po vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit, Ejupi tha se shpërndarja është në të gjithë zonat e prekura, por më të dëmtuarat janë qyteti Kahraman Marash dhe Hataj.

Karhaman Marash njihet si zona më e dobët, zonë kufitare me Sirinë dhe Hataj, janë dy zonat më të prekura nga ky tërmet. Por Turqia njihet për gatishmërinë e saj për të tilla fatkeqësi dhe zakonisht ballafaqohet me të tilla fatkeqësi. Një tërmet i një niveli të tillë kërkon një solidaritet të madh. Solidariteti ndërkombëtar ka ardhur si nga BE ashtu dhe nga Katari. Greqia po ashtu ka shprehur solidaritetin e saj. Turqia në fakt nuk ka nevojë për ndihma në mjete, por për njerëz dhe kjo nuk i ka munguar. Fatkeqësitë ndikojnë shumë në solidaritetin e madh mes tyre. Greqia është ndër të parët që dërgoi ndihmat.

Ndërsa lidhur me këshillat që po marrin qytetarët nga ekspertët por edhe nga autoritet shtetërore, gazetari tha se këshillohet ruajtja e qetësisë si dhe shmangia e përdorimi të makinave e telefonave.

Këshilla e parë është të ruhet qetësia dhe të mos përdoren telefonat, makinat. Tu lihet kryefjala autoriteteve dhe vullnetarët të mos kalojnë përpara ekspertëve. Kryesorja është mospërdorimi makina, telefonat sepse dëshira e madhe për të ndihmuar ndonjëherë bëhet dhe pengesë për ekipet e shpëtimit. Në turqi kemi mobilizim të jashtëzakonshëm, ndërsa Siria duket më e rrezikuar, s’ka mbështetje. Aty mungon dija specifike dhe në këtë aspekt dhe për shkak të luftës që ka shkatërruar shtetin, këto janë fatkeqësi mbi fatkeqësi për Sirinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy