
Google Maps ka lansuar një veçori që do t'ju tregojë se si t'i shpëtoni zjarreve vdekjeprurëse të pyjeve.
Nga tetori, një shtresë e re e zjarrit do të bashkohet me filtrat e tjerë të Google Maps që tregojnë kushtet e trafikut, transportin publik dhe itineraret e biçikletave.
Në një blog të botuar të Mërkurën, drejtoresha e Google Earth & Earth Engine Rebecca Moore tha se kjo veçori do t'u japë përdoruesve një mënyrë të lehtë për të qëndruar të përditësuar në lidhje me zjarret.
“Shtresa e zjarrit është një përgjigje ndaj faktit se ndryshimi i klimës i ka bërë zjarret në pyje gjithnjë e më të zakonshme”, tha Google.
Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, viti 2018 pa më shumë se kurrë zjarre në pyje se çdo herë tjetër.
Shtresa e zjarrit do të hidhet në mbarë botën duke filluar këtë javë, tha Google, në një përpjekje për të ndihmuar njerëzit të marrin "vendime të shpejta dhe të informohen gjatë gjithë kohës.



