Tërmeti në Turqi/ Zukali: S’ka ujë të pastër, po punohet me dezinfektimin. Varre masive me njerëz të paidentifikuar!

Tërmeti në Turqi/ Zukali: S’ka ujë të pastër, po punohet me dezinfektimin. Varre masive me njerëz të paidentifikuar!

Bora Zukali, kryetari i shoqatës “Vatra e Shqiptarëve” në Stamboll duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV e konsideroi të rëndë situatën në zonat e prekura nga tërmeti. Ai tha se po punohet me dezinfektimin dhe higjienën, ndërkohë që mungon uji i pastër. Ndër të tjera Zukali tha se shumë viktima të tërmetit janë varrosur në varre masive nga 20 deri në 100 persona, pa fotografi dhe pa identifikim.

Operacionet në të gjithë zonat po vazhdojnë. Në 10 qytete, në këto zona jetojnë 13 milionë e gjysmë njerëz. 35 mijë e 600 kanë vdekur. Të plagosur 105 mijë veta. Janë 13 mijë pallate të rrëzuara. Situata është shumë e rëndë sepse koha po kalon. Ka shanse shumë të pakta për t’i nxjerrë njerëzit nga gërmalla. Po punojnë për dezinfektimin dhe për higjienën, sepse ujëra të pastra s’kemi. Për fëmijët dhe gratë ka shumë nevojë për materiale higjienike. Operacioni për kërkim-shpëtim akoma po vazhdon. Shumë njerëz kanë humbur jetën familjarisht, edhe kjo një gjë tragjike. Në këto zona uji është problem, për të larë ujin nuk e kanë. Ditën e parë, të dytë, të tretë, ishte shumë rrezik...Më i madh problemi është për tualetet. Fëmijët dhe pleqtë duhet të vaksinohen. Pasi po ra një sëmundje do jetë me rrezik zona”.

Më shumë humbje në qytetin Kahramanmarash kemi. Atje afërsisht 70 veta kanë vdekur dhe po presim të rritet. Dje dhe sot kam folur me një shqiptar që kishte humbur nënën, babin dhe djalin. Situata është shumë e rëndë tha, shumë të varfër janë këtu. Janë rrëzuar shtëpitë, kanë humbur pasuritë. Shumë njerëz janë varrosur pa identifikim, nga prokurorët publik. Në një varr janë varrosur 20 veta, ose 50 veta, 100 veta, edhe fotografitë ua kanë hequr. Rindërtimi do të nisë për 30 mijë banesa. Duhet një strategji kombëtare për të gjithë zonat. Duhen bërë me standard të mirë se ajo zona është shumë sizmike. Arkitektët dhe inxhinierët duhet të punojnë pas kësaj me zero gabim. Shumë njerëz flenë në vetura, pallate sporti dhe lulishte. Gjermania ka thënë se kush do të bashkohet me familjen do t’u japim të paktën 3 muaj viza. Edhe familja është shkatërruar. Edhe foshnja shumë të vogla kanë mbetur vetëm. Në atë zonë pak mjekë janë. Mjekët janë në metropol dhe zona me popullsi të madhe. Sa t’i organizojnë numër më i mirë do marrë iniciativë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy