Kompanitë e sigurimit nuk e kanë pritur mirë ndryshimin e taksës mbi primin, i parashikuar në paketën fiskale 2016, e cila bëhit nga 3 në 10 %. Avni Ponari përfaqësues i kompanive të sigurimit i kërkoi Komisionit të Ekonomisë të mos e miratojë atë. Sipas tij, kjo taksë do të reflektohet në rritjen e primit të sigurimit të automjeteve.



