Rama takohet me homologun holandez: Më 10 nëntor do të vizitojë Shqipërinë

Rama takohet me homologun holandez: Më 10 nëntor do të vizitojë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun holandez, Mark Rutte në selinë e OKB-së.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se Rutte do të vizitojë Shqipërinë më 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Holandës për integrimin.

“Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Holandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Holandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.”, shkruan Rama krahas fotove.

May be an image of 2 people, people sitting and indoor

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ndodhet në New York në kuadër të Asamblesë së 76-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy