Çuli: S’ka vijë të kuqe për rolin e gruas në institucione, por ka një mentalitet që gratë nuk bëjnë dot çdo punë (VIDEO)

Çuli: S’ka vijë të kuqe për rolin e gruas në institucione, por ka një mentalitet që gratë nuk bëjnë dot çdo punë (VIDEO)

Shkrimtarja Diana Çuli e ftuar në MCN Informacion ka komentuar për punët që gratë nu i bëjnë dot në politike dhe sa të favorizuara janë ato në këtë fushë.

Ajo shprehet se kuota është një mjet funksional nxitës edhe pse thekson se është shumë e vështirë që të marrësh pushtetin e politikës.

Sipas saj nuk ka një vijë të kuqe për rolin e grave në institucione, por ka një mentalitet shqiptar që gratë nuk i bëjnë dot të gjitha punët.

Gruaja në politikë  e favorizuar nuk më duket sepse edhe po të nisesh nga numrat është shumë më pak gra se burra se nuk e kemi kuotën 50 me 50. Kuotën nuk e quaj favorizim por ligj.

Kuota nuk është një shpikje shqiptare, ne ndoshta jemi të fundit që ndoqëm një përvojë shumë të gjatë të vendeve perëndimore, por jo vetëm. Kuota është një sipas okb, një mjet funksional nxitës, një mjet korrigjues, përmirësues, por nuk do të thotë se është shkopi magjik.

Por unë nëse nuk e detyroj si prezencë ndoshta do kishim vetëm dy gra në parlament. Kur unë kam bërë një herë një përvojë në politikë kemi qenë vetëm 10 gra mes 130 burrave.  Pushteti mashkullor është një pushtet që e kanë pasur burrat 2 mijë vjet.

Këtë pushtet politik mashkullor është e vështirë, por shpresoj se nesër ajo cilësia do rritet me kohën. Gruaja mund të bëjë çdo punë në politikë, por ka një mentalitet shqiptar, ballkanik që shumë punë gratë nuk i bëjnë dot, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk mendoj se ka një vijë të kuqe mes rolit të gruas dhe burrit në institucione.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy