COVID-19/ Mbi 14 milionë të prekur në të gjithë botën, numri i të vdekurve kalon përtej 600.000

COVID-19/ Mbi 14 milionë të prekur në të gjithë botën, numri i të vdekurve kalon përtej 600.000

Rekorde aspak të mira janë shënuar ditën e sotme përsa i përket pandemisë së koronavirusit në botë. Sipas asaj që raporton BBC në 24 orët e fundit është kaluar numri i 600.000 personave që kanë humbur jetën për shkak të kësaj sëmundje. Një e katërta e vdekjeve, afërsisht 150. 000 viktima numërohen në Amerikë, që është edhe shteti më i goditur.

Jo vetëm kaq, por sot është shënuar edhe numri rekord përsa i përket rasteve të reja brenda një ditë. Në 24 orët e fundit sipas të dhënave kanë rezultuar pozitiv me COVID 260 mijë persona në të gjithë botën.

Bashkimi Europian ndërkohë është në ditën e tretë të diskutimeve për një paketë shpëtimi, që do t’u vijë në ndihmë vendeve të rajonit. Sakaq më shumë se 3 milion vetëve në Barcelona i është urdhëruar që të qëndrojnë në shtëpi, duke iu rikthyer karantinës për shkak të numrave të lartë.

Sipas universitetit John Hopkins, që mat të dhënat e pandemisë në të gjithë botën, dero më tani numri i personave të prekur ka shkuar në mbi 14, 3 milionë. I vetmi lajm i mirë vjen nga Italia që sot nuk ka shënuar asnjë viktimë në Lombardi, hera e parë që ndodh që pas 22 shkurtit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy