
Në librin e ‘Gjuhës Shqipe’ për klasën e 3-të shfaqet në kopërtinë një magjistar me fustan dhe ngjyra ylberi, të cilat kanë sjell reagime dhe shqetësime nga prindërit dhe jo vetëm.
Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN’, aktivistja nga ‘Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës’, Lindita Pano, këtë fakt e quan skandaloz.
Për të, aty nuk shihet një Zanë’ por një ‘Drak Quin”, që u imponon fëmijëve gjëra që nuk i ka traditë shqiptarët.
Kam përshtypjen se shqiptarët janë bërë më alert dhe tani reagojnë kryesisht pas shfaqjes te liqeni ku u përcoll me polemika. Pasi ë papara e kanë parë si jo të dëmshme, nuk është fëmijërore. Tani ylberi nuk është më ashtu siç e dinim, është imponuar.
Ti nuk shikon aty një ylber, aty shoh një ‘Drak quin”, por me ata që futen me fustane siç bëjnë gjithandej që u thëne fëmijëve të jenë kështu, jo mashkull as femër.
Vritet syri, vritet mendësia se nuk është normale që këto ngjyra janë të dashura. Ajo nuk është një Zanë, është një Drak Quin, është tipike, dhe teksa atyre nuk u lejohet hyrja fizike nëpër shkolla sepse nuk është në traditën tonë, kanë gjetur këtë mënyrë të hyrjes.
Nga ana e tij avokati në cilësinë e prindit Redon Meksi, ka mendimin se në këtë kopertinë, shoqata LGBT e ka ‘privatizuar’ ylberin, duke sjell përçarje mes komunitetin LGBT dhe njerëzve të jo këtij komuniteti.
Mua më vjen keq në radhë të parë që një ylber me shtatë ngjyra kurse ai LGBT është me gjashtë.
Por LBGT e ka privatizuar sot ylberin, pra e ka bërë pronë të veten. Në fund fare problemi është se e kanë hequr një simbol të fëmijërisë dhe e kanë çuar të tyre. Është dhunë e ushtruar nga LGBT si shoqatë. Problemi tjetër është se LGBT si shoqatë, është në konflikt, për mua, me komunitetin real të LGBT-së. Komuniteti po futet në sherr me njerëzit në Shqipëri, me qytetarët jo LGBT-së.
Vetë OJF-ja është shkaktare e këtij acarimi të bërë me dashje. Justifikimi i Rita Petros se ylberi është për ngjyrë, për raca, është absurd, se ylberi nuk përdoret për identifikim racash, nuk kemi raca as lejla, as jeshile.
Nëse do ishte vetëm ylberi, nuk do ishte problem, por kur ke përdorur ngjyrat e ylberit dy here në kopertinë tregon se është bërë me dashje.



