Një ilaç i ri antiviral mund të ndalojë transmetimin e virusit Sars-Cov-2.
Një studim i Georgia State University, i botuar në revistën shkencore “Nature Microbiology” e ka identifikuar këtë potencial në ilaçin Mk-4482 / Eidd-2801 ose Molnupiravir.
"Ky është demonstrimi i parë i një ilaçi oral në dispozicion që mund të bllokojë shpejt transmetimin e Sars-CoV-2", tha Richard Plemper, një nga drejtuesit e studimit.
Sipas studiuesve, trajtimi mund të ketë një përfitim të trefishtë: ai do të frenojë përkeqësimin e gjendjes së atyre që e kanë virusin, do të shkurtojë fazën infektive për të lehtësuar koston emocionale dhe socio-ekonomike të izolimit të zgjatur të pacientit dhe do të zvogëlojë me shpejtësi epidemitë lokale.
Këto tre veti e bëjnë ilaçin një kandidat të fuqishëm për kontrollin farmakologjik të Covid-19.
Sipas studiuesve, nëse të dhënat e arritura në laborator, përkthehen me sukses te njerëzit, pacientët Covid-19 të trajtuar me këtë ilaç mund të bëhen jo-infektivë brenda 24 orëve nga fillimi i trajtimit.



