
Lëkura nuk është vetëm një “mbulesë e jashtme”, por është prezantimi ynë i parë estetik.
Lëkura është në të vërtetë organi ynë më i madh që ka një detyrë shumë specifike: të na mbrojë nga mikrobet, bakteret dhe viruset, të mbajmë temperaturën e trupit në ekuilibër dhe të rregullojmë lëngjet. Kjo pasqyron qartë shëndetin dhe stilin e jetës tonë. Kur është e shëndetshme lëkura kryen rolin e vet mbrojtës në maksimum, por kur stabiliteti rrezikohet, komprometohet edhe aftësia e lëkurës për të vepruar si një pengesë kundër sulmeve të jashtme.
"Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të ruani lëkurën tuaj "- nënvizon Ketty Peris, presidente e Shoqatës Italiane të Dermatologjisë dhe Venereologjisë (SIDeMaST) - mbrojtja nga infeksionet, dehidratimi, alergjitë, dëmtimi nga dielli dhe plakja e parakohshme është e rëndësishme jo vetëm për të pasur një pamje të bukur, por edhe për mirëqenien e organizmit.”
Lidhjet me moshën
Shpërthimi i puçrrave që shoqërojnë shpesh ndryshimet hormonale të adoleshencës, rrezatimi i lëkurës që shumë gra shtatzëna lëshojnë dhe njollat tipike të plakjes janë vetëm tre nga shembujt më të mrekullueshëm të lidhjes midis moshës, shëndetit dhe lëkurës. Si ta mbrojmë atë nga të gjitha dëmtimet e mundshme, të cilat i ekspozojmë çdo ditë? "Disa faktorë që përcaktojnë mirëqenien e lëkurës nuk mund të ndikohen, për shembull gjenetika, çrregullimet hormonale ose ndotja e ajrit - shpjegon Nicola Pimpinelli, Profesor i Dermatologjisë në Universitetin e Firences -. Për të tjerët, megjithatë, ne mund të kemi vëmendje të thjeshtë të përditshme për të shmangur ata faktorë me ndikim negativ në aftësinë e lëkurës për të punuar në mënyrë efektive si pengesa jonë mbrojtëse: ushqimi jo i mirë, pirja e duhanit, stresi, mungesa e gjumit, mënyra e jetesës dhe dehidratimi".
Pirja e duhanit gjithashtu promovon plakjen e parakohshme (duke ngushtuar venat dhe kapilarët, përfshirë ato më të imëta në shtresat e jashtme të lëkurës, zvogëlon furnizimin me gjak dhe është përgjegjës për më pak oksigjenim), dëmton kolagjenin dhe elastinën, fibra që i japin lëkurës forcë dhe elasticitet dhe përsëritja e lëvizjeve të fytyrës që ndodhin kur mbani një cigare në gojë çon në formimin e vijave të mimikës. Pirja e duhanit çon në plakje të parakohshme të lëkurës dhe formimin e rrudhave.
Stresi është një tjetër factor që ndikon. “Ekziston një lidhje e fortë midis sistemit nervor dhe lëkurës”, thekson Pimpinelli. Sa më pak stress të përjetoi një person aq më e çtensionuar do të jetë edhe lëkura.
E njëjta lidhje ekziston edhe me gjumin, persona që bëjnë pak orë gjumë rrezikojnë të kenë një lëkurë të plakur para kohe.
Subastanca të ndryshme që përdoren, shpjegon Peris, duhet të shikohen me shumë kujdes sepse mund të shkaktojnë alergji. Pastruesit e shtëpisë, rrobave, kremra, parfume, çdo përbërës duhet të shikohet me vëmendje.
Mbrojtja nga dielli gjithashtu është shumë e rëndësishme, pasi rrezet e tepërta mund të jenë shkaktarë të problemeve të mëvonshme me lëkurën.
Uji i nxehtë dhe banjat e gjata ose dushet largojnë shtresën vajore e cila është e dobishme për ekuilibrin e epidermës. Është më mirë të përdorni ujë të vakët dhe të shmangni qëndrimin gjatë në vaska dhe pishina.
Sipas Peris është shumë e rëndësishme që pas dushit të fshini veten me peshqir pa u fërkuar, por vetem duke u mbështjell me peshqir.



