Përplasja në Parlament, Xhaferraj: Basha qëndroi mbi argumente, Rama ishte në siklet

Përplasja në Parlament, Xhaferraj: Basha qëndroi mbi argumente, Rama ishte në siklet

Ferdinand Xhaferri nënkryetari i Komisionit të Sigurisë së PD komentoi nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV përplasjen në parlament mes kryeministrit Edi Rama me kreun e PD Lulzim Basha,

Xhaferri u shpreh se Basha u përpoq të qëndrojë mbi argumente, ndërkohë që Rama sipas tij ishte në siklet dhe luajti me stilin e tij duke i thënë kreut të PD se kopje, original apo duke i përmendur foltoren e Berishës.

“Unë isha sot në sallën e Parlamentit. Mendoj se ishte fillimi i një debati anglo-sakson ku lideri i maxhorancës përplaset me atë të opozitës. Basha u përpoq të qëndronte mbi argumente për problemet e vendit kurse Rama vazhdonte të lunate me stilin e tij duke i thënë foltorja, kopja, origjinali, por Rama ishte në siklet. Dikur kemi diskutuar se Nanos i duhet Berisha, kemi thënë se Ramës i duhet Berisha, por unë sot Ramën e pashë në siklet. Berisha Nano janë lidera historikë, por nuk janë ato të vetmit, por unë do thoja që Basha është lider që i duhej PD, Berishës i duhej, ka dhe ai në hipotekën e tij disa arritje. Në të gjitha ato që do themi janë konsiderata politike por që nuk hedhin poshtë konsideratën për Berishën. Në zgjedhjet e 2021 PD nuk e kishte në krah faktorin ndërkombëtar dhe ne e kishim të vështirë të fitonim zgjedhjet”, tha Xhaferri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy