U shtir e sëmurë që të shkonte në darkë me Putinin, dënohet Ornella Muti

U shtir e sëmurë që të shkonte në darkë me Putinin, dënohet Ornella Muti

Gjykata e Kasacionit në Itali dënoi Ornella Mutin me gjashtë muaj burgim dhe një gjobë prej 500 euro për mashtrim. Aktgjykimi vërteton vendimin e Gjykatës së Apelit të Triestës, më 6 korrik 2017.

Aktorja akuzohet se ka anuluar një shfaqje në Teatro Verdi në Pordenone, në dhjetor të vitit 2010, duke u shtirë si e sëmurë, kur në vend të kësaj mori pjesë në një darkë gala në Rusi me Vladimir Putin dhe Kevin Costner.

Për pezullimin e kushtëzuar të dënimit iu kërkua shuma prej 30 mijë eurove Teatrit “Verdi”, si “viktimë”' e sjelljes së aktores. Më 24 shkurt 2015, Muti u dënua nga Gjykata e Pordenone me tetë muaj burgim dhe një gjobë prej 600 euro, përveç shumës së përkohshme. Aktorja paraqiti një certifikatë mjekësore për laring-trakeitis akut me ethe, kollë dhe zhurmë, ku shënohej se duhet të bënte pesë ditë pushim dhe i ndalohej përdorimi i zërit. Fotot e shfaqjes gala të bamirësisë e treguan atë në tryezë me kryeministrin Putin dhe yllin e Hollivudit Kevin Costner.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy