
Florian Sulejmani do të jetë kreu i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ai është preznatuar sot nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Kujtojmë që Sulemjani do të zëvendësojë në këtë detyrë Ardi Veliun, pas dorëheqjes së këtij të fundit.
Në fjalën e tij Balla tha se:
z. Sulejmani ka një eksperiencë pune të gjatë 18 vjeçare. Ka kaluar me sukses procesin e vlerësimit kalimtar, si kusht i domosdoshëm për këtë pozicion drejtues dhe ka eksperiencë dhe njohuri të gjera mbi procesin e vetting-ut të Policisë”.
Ndër të tjera Balla theksoi rëndësinë që ka procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit.
Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është mision parësor i mandatit tim si Ministër i Brendshëm.
Policia e Shtetit duhet të jetë një organizatë e shëndoshë, e pastër, e besueshme dhe e fortë në goditjen e paligjshmërisë në tërësi, dhe krimit të organizuar e trafiqeve në veçanti.
Nuk dua ta harroni për asnjë moment se roli i AMP është jetik. Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore me të fortët e lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit.



