Integrimi “bashkon” PS dhe PD, Çupi: Opozita reflektoi, rezoluta dëshmon ritmin drejt BE-së (VIDEO)

Integrimi “bashkon” PS dhe PD, Çupi: Opozita reflektoi, rezoluta dëshmon ritmin drejt BE-së (VIDEO)

Në MCN Live, analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit politike rreth rezolutës për integrimin europian, duke vënë në dukje se procesi i afron partitë politike në disa qëndrime strategjike, pavarësisht ndasive të tyre tradicionale.

 

Sipas Çupit, rezoluta për integrimin në Bashkimin Europian përbën një tregues të qartë të ritmit të Shqipërisë drejt Brukselit dhe të avancimit të procesit negociues.

 

Është vlerë rezoluta e integrimit, ajo dëshmon një gjë të rëndësishme, ritmin drejt Bashkimit Europian, dëshmon se jemi dhe në një hap të avancuar kur BE kërkon nga Shqipëria… është një kërkesë pothuajse e fundit. Bashkimi Europian bën dhe kërkesën e fundit për t’i ofruar Shqipërisë të bëhet pjesë e saj.

 

Ai theksoi se, sipas tij, nuk ka alternativë tjetër strategjike për vendin përveç integrimit europian, duke nënvizuar se kjo linjë mbetet e pandryshueshme pavarësisht debateve politike të brendshme.

 

Nuk ka vend tjetër ku të shkojë Shqipëria përveç Bashkimit Europian… drejtimi përfundimtar mbetet Evropa, nuk ka alternativë tjetër.

 

Duke komentuar qëndrimin e opozitës, Çupi u shpreh se ajo është vendosur përballë një momenti reflektimi politik, mes qëndrimeve të forta kundër procesit dhe nevojës për zhvillim institucional.

 

Të jesh sot opozitë kundër BE-së është e tepërt… opozita u gjend përpara një fakti, si të thuash, midis ‘vetëvrasjes politike’ ose zhvillimit,” tha ai, duke e konsideruar këtë si një pikë kthese në sjelljen politike të saj.

 

Ai shtoi gjithashtu se negociatat mes palëve politike kanë sjellë zhvillime të rëndësishme, përfshirë edhe dallime brenda vetë opozitës dhe mungesa pjesëmarrjeje në votime, që sipas tij tregojnë diferenca në qasje.

 

Në fund, Çupi theksoi se, pavarësisht debateve, është arritur një dakordësi që i shërben funksionimit parlamentar dhe procesit të integrimit, ndërsa orientimi strategjik i vendit mbetet i pandryshuar: afrimi me Bashkimin Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy