Deputeti socialist, Erion Braçe, ka ngritur në “Facebook” shqetësimin e bujqve të Myzeqesë. Braçe thotë se po diktohet çmimi i domateve nga grumbullues të lidhur ngushtë me politikën dhe për këtë i kërkon shpjegime ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti.
Braçe cilëson kriminale mënyrën se si bujqit po kushtëzohen politikisht. Ai thotë se bujqve po u diktohet një çmim dyfish më i ulët nga grumbulluesit e lidhur ngushtë me politikën, ndërsa ata që nuk u shkojnë për shtat këtyre të fundit detyrohen ta lënë stok produktin e tyre, pasi nuk u jepen as kutitë e ambalazhit.
Statusi i Braçes
CFARE PO NDODH ME CMIMIN E DOMATEVE, MINISTER?
Ju pashe sot ne nje pike grumbullimi ne Roskovec dhe,
kuptova qe halli eshte shperndare menjehere ne te gjithe Myzeqene.
Nje jave me pare,
domatja grumbullohej prej bujqve me 170 leke kilogrami.
Nje jave me pas,
nis me 50 leke e mezi arrin ne 70 leke per kilogram per cilesine me te mire.
Ceshte kjo?
Si ka mundesi ne vetem nje jave?
Nuk ka rregull ekonomie ta spjegoje kete.
Bujqit nuk po vjelin me domate ne sera,
nderkohe qe grumbulluesit nuk po e marrin prej ditesh sasine e porositur duke shperndare dhe arkat.
PO DIKTOJNE CMIMIN NE ULJE!
Ne menyren me abuzive te mundshme,
nje grusht i vogel grumbulluesish por te medhenj, madje politike,
po bejne kete!
JO TREGU POR KETA PAK GRUMBULLUES QE DIKTOJNE!
KY ESHTE ABUZIM, MADJE SHFRYTEZIM KRIMINAL!
Poshterues dhe i perseritur!
Per te mos thene qe eshte i qellimte,
madje i neveritshem, kur po te njejtet grumbullues politike,
shperndajne arkat e ambalazhit vetem ne bujq qe kushtezohen politikisht.
Kjo eshte cnjerezore!
Keshtu po rrenohet puna dhe produkti i saj po zhvleresohet.
Keshtu po luftohen e rrenohen bujqit!
PA BUJQIT, HARROJENI BUJQESINE!
Tani kam dy fjale me keta pak grumbullues;
Kjo qe po beni eshte kriminale,
e hetueshme lehtesisht nga organet tatimore dhe do ju kushtoje shume fort ligjerisht!



