Rasti i toksikimit me lëndë narkotike të disa nxënësve të shkollës së Paskuqanit është përcjellë edhe në punimet e sencës plenare të Kuvendit. Deputeti Asllan Dogjani kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të ministrave. Ministërja e Arsimit Lindita Nikolla tha se ngjarja po ndiqet.



