Zjarri përfshin hotelin në Vlorë, 7 të lënduar

Zjarri përfshin hotelin në Vlorë, 7 të lënduar

Një zjarr ka përfshirë një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ndodhet edhe një hotel. Sipas burimeve zyrtare bëhet me dije se flakët kanë nisur në një lokal në katin e parë të godinës dhe më pas janë përhapur në katin e dytë, ku ndodhej hoteli, si dhe në fasadën e pallatit.


 

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për lokalizimin e flakëve.


 

Si pasojë e zjarrit, disa persona kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës. Sipas të dhënave paraprake, 7 persona janë dërguar në spital, ndërsa 3 prej tyre janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Katër të dëmtuar të tjerë ndodhen në sallën e operacionit.


 

Në përpjekje për t’u shpëtuar flakëve dhe tymit, disa prej personave që ndodheshin në godinë kanë dalë nga dritaret, duke u hedhur prej tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy