Komiteti i Ekspertëve: Nuk ka ndryshim të masave, infektivi i mbushur me të rinj

Komiteti i Ekspertëve: Nuk ka ndryshim të masave, infektivi i mbushur me të rinj

Rastet e infektimeve me Covid-19 kanë shënuar shifra rekord në vendin tonë gjatë javës së fundit. Prezenca e variantit ‘Omicron’ në Shqipëri, që është edhe më lehtësisht i transmetueshëm, ka dhënë efektet në infektimin e qytetarëve. 

Lidhur me rritjen rekord të infektimeve në vend,  paraditen e sotme është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve. 

 Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se përtej rritjes së infektimeve masat në fuqi janë në përputhje me zhvillimet dhe nuk do të ketë ndryshime.

Do të vijojnë të mbeten të njëjtat masa në fuqi. Apelojmë që të respektohen të gjitha masat dhe të qytetarët të vaksinohen”, tha Rakacolli

Rakacolli tha se në fuqi mbeten masat “​Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00, vijon të mbetet në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve”.

Çomo: Infektivi i mbushur me të rinj

Nga ana e saj, Najada Çomo e vuri theksin se shumica e të shtruarve në spitale për shkak të COVID janë mosha të reja dhe të pavaksinuar.

Në Infektiv janë 130 pacientë të shtruar, 12% në formë kritike, 54% në formë të rëndë, pjesa tjetër në formë të mesme të rëndë. Janë mosha të reja në spital, të gjithë të pavaksinuar. Për t’u vlerësuar në sensin e popullatës është që moshat e reja sot janë dhe ata që nuk kanë sëmundje kronike. Gratë gravide, një pjesë e të cilave janë në spitale, kanë ecur mirë si  ecuri shëndetësore, por të gjitha të shtruarat kanë bërë lindje të parakohshme për shkak të gravitetit të covid. Në grup mbizotërojnë personat e pavaksinuar por ka dhe një % të ulët më pak se 3 ose 4 % që jnë të vaksinuar me dozën e parë dhe të dytë.

 Tomini: Kemi arritur pikun më të lartë. Bino: Rritet interesi për vaksinimin

Shefja e departamentit të epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, ka dhënë shifrat e vaksinimit në vend.

Vaksinimi është sfida më e madhe në lidhje me pandeminë. këtë javë është shtuar ritmi i vaksinimeve në të gjithë vendin. Kemi pasur shifra të lartë këtë javë, sidomos me dozën e parë, ka një rritje dyfish. Në popullatën target kemi vaksinim 52.7% me një dozë, 47.3% me 2 doza, 7.7% me 3 doza. Sa i përket popullatës në përgjithësi kemi 42.4% me një dozë dhe me të dyja dozat përreth 38%.

Ndërsa drejtoresha e ISHP-së Eugena Tomini, bëri me dije se është vënë re një rritje e lartë e rasteve me Covid.

Kemi reflektuar një incidencë javore e rritur , e cila i atribuohet dy variante ve Delta dhe Omicron po ashtu edhe festave të fundvitit. Gripi dhe dy variantet Omicron dhe Delta janë në qarkullim në nivele të larta. Kemi një trend të lartë të rasteve të  hospitalizuara. Incidenca e lartë ka reflektuar pikun më të lartë të infektimeve të gati dy viteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy