Sejamini: Krimi sot e ka shënjestrën tek politika, Shqipëria po kthehet në një Dubai në mes të Europës

Sejamini: Krimi sot e ka shënjestrën tek politika, Shqipëria po kthehet në një Dubai në mes të Europës

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në studion e emisionit  “Të Paekzpozuarit” se Shqipëria po kthehet në një Dubai në mes të Europës.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Sejamini tha se krimi sot e ka shënjestrën tek politika dhe se po bëhet një faktor shumë i rëndësishëm ekonomik.

Krimi po bëhet faktor i rëndësishëm ekonomik. Të gjithë që ndihmojnë në zgjedhje e bëjnë për të marrë përfitime ekonomike. Krimi një nga fushat kryesore të aktivitetit të vet ka punët publike apo aktivitetet që bëhen me leje të qeverisë. Nga pikëpamja ekonomike është e pamundur të ndërtohen kullat në Tiranë nga burime të ligjshme, nuk bën asnjë sens ekonomik. Ka kulla pa fund, tani po fillon një e re. Në një Shqipëri që nuk ka kompani të huaja, nuk ka biznes, banka, kompani sigurimi. Ndërtohet më shumë se kudo tjetër në Ballkan. Ky aktivitet nuk financohet nga burime të ligjshme. Blerësit janë të botës së krimit. Në mes të Tiranë shitët me 5 mijë euro m2. Krimi po bëhet faktor politik gjithnjë e më shumë. Krimi sot e ka shënjestrën tek politika, nuk është gjë që mund të financojnë në zgjedhje. Kam frikë se Shqipëria po kthehet në një Dubai në mes të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy