Iu gjetën 4 thika në lokal dhe ushtronte aktivitetin pa licencë, arrestohet 52-vjeçari në Korçë

Iu gjetën 4 thika në lokal dhe ushtronte aktivitetin pa licencë, arrestohet 52-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një 52-vjeçar me iniciale V.K pasi në lokalin e tij, iu gjetën 4 thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 52-vjeçari e ushtronte aktivitetin në këtë subjekt, pa licencën përkatëse.

Njoftimi: DVP Korçë

Posedonte 4 armë të ftohta (thika) në lokalin e tij, në të cilin e ushtronte aktivitetin pa licencë, vihet në pranga 52-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 14, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në lokalin e tij, iu gjetën 4 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 52-vjeçari e ushtronte aktivitetin në këtë subjekt, pa licencën përkatëse.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy