20 persona kanë humbur jetën dhe 43 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë sulmeve ruse në Donetsk mbrëmjen e kaluar.
Shifrat janë përditësuar nga kreu rajonal i Donetsk-ut, Vadym Filashkin në një postim në Telegram këtë mëngjes.
Po ashtu Filashkin shkruan se shifrat e fundit nuk përfshijnë të plagosurit në Mariupol dhe Volnovakha, të cilat janë aktualisht nën kontrollin ushtarak rus.
Trupat ruse sulmuan zonat e banuara të Kostyantynivka, Pokrovsk, Lyman, Velyka Novosilka dhe Dobropillia.
Tetë ndërtesa banimi dhe një ndërtesë administrative u dëmtuan gjatë këtyre sulmeve.



