Administrimi i Parkut të Butrintit/ Meta tregon arsyet pse ktheu në Kuvend marrëveshjen

Administrimi i Parkut të Butrintit/ Meta tregon arsyet pse ktheu në Kuvend marrëveshjen

Një ditë pasi ktheu për rishqyrtim në Kuvend marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit, Presidenti Ilir Meta mbajti sot një konferencë për media. Meta tha se administrimi i Parkut të Butrintit është përgjegjësi e shtetit dhe

Presidenti nuk është kundër formave të bashkëpunimit shtet-privat, aq më tepër kur bëhet fjalë për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, por është e papranueshme logjika për një pasuri si Butrinti që shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi, dhe autorizon një fondacion, ku vet shteti është futur në strukturën e tij. Populli shqiptar e ka vendosur trashëgiminë kombëtare si një ndër parimet kryesore mbi bazën e të cilit funksionon shteti. Një tjetër e metë është edhe sa i takon procedurës për dhënien e partneritetit strategjik. Këshilli Kombëtar i Pasurive Kulturore nuk ka kompetencë, dhe s’ka as ekspertizën më minimale për të vlerësuar subjektin. Duhet të ishte marrë ekspertiza e UNESCO-s”.

Ai theksoi se marrëveshja krijon terren për shkelje të identitetit, trashëgimisë kulturore dhe vlerave historike, që s’mund të cenohen dhe që merren në mbrojtje në preambulën e Kushtetutës. Kreu i shtetit tha se ligji cenon interesin publik dhe bie ndesh me parimet e UNESCO-s.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy