Avokati i popullit ka kërkuar nga ministria e drejtësisë që të tregohet më e vëmendshme në zbatimin e të drejtave të njeriut.
Në një rekomandim drejtuar ministrisë së drejtësisë kerkohet nxjerrja jashtë sistemit të burgjeve të personave të burgosur për të cilët gjykata ka vendosur masën e “Mjekimit të detyruar”. Këta persona duhen të trajtohen në institucionet përkatëse e jo në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale



