Në gjendje të rënduar psikologjike, vetëvritet me armë një 44-vjeçar

Në gjendje të rënduar psikologjike, vetëvritet me armë një 44-vjeçar

Një 44-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në rrugën "Jakov Xoxe" në kryeqytet.  
Burime nga policia bëjnë me dije se 44-vjeçari me iniciale D.M, në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë duke përdorur një armë zjarri. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:15, ndërkohë që nga hetimet paraprake rezulton se ky person ka shfaqur para disa javësh shenja depresioni. 

Policia ka seksuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 


Njoftimi i Policisë

Më datë 26.12.2020, rreth orës 23:15, në rrugën "Jakov Xoxe", në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 44 vjeç. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas para disa javësh ka shfaqur shenja depresioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy