Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka prezantuar ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë buxhetin e vitit 2021 për rindërtimin.
Ahmetaj ka folur për ecurinë e punimeve dhe ka theksuar se benda këtij viti do të përfundojnë 900 banesa individuale.
“FSHZH do të ndërtojë 2500 banesa individuale, vetëm Kamzë me 260 shtëpi nuk ka pasur prokurim me sukses, për shkak të çmimit të ngushtë dhe ka sjellë probleme për kompanitë. Kamza është anuluar 2 herë presim tenderin tjetër. 500 banesa do i kemi gati brenda 31 dhjetorit në Shijak, Durrës Manzë. Në Tiranë pritet të përfundojnë 300- 400 banesa në fund dhjetorit”, u shpreh Ahmetaj.
Ministri Ahmetaj ka deklaruar se janë 260 banesa individuale të cilat nuk mund të ndërtohen për shkak të vështirësive të terrenit, por këto familje do të marrin shumën e parave në dorë për ta rindërtuar vet ose për ta blerë dikur tjëtër.
“Vitin tjetër marrim 28 miliardë lekë, dhe është vazhdimi i të gjithë programeve të nisura këtë vit. Një ndryshim mund ta bëjmë me vendim ka vështirësi në vendet malore për banesat individuale për të ndërtuar modelin, dhe për ato shtëpi që nuk ndërtohen dot nga kompanitë nëpërmjet bashkive atyre familjeve tu japim shumën totale në dorë dhe të ndërtojnë vetë ata ose të blejnë shtëpi diku tjetër, dhe janë rreth 260 shtëpi që për shkak të gjeologjisë janë të pamundura për tu ndërtuara si modele”, tha ministri.
Ndër të tjera Ahmetaj ka folur edhe për 1324 familje të cilat jetojnë ende në çadra sepse nuk kanë dashur të largohen nga tokat, ndërkohë që po punohet për procesin e rindërtimit të banesave të tyre më buxhetin e këtij viti.
“1324 familje në çadra për shkak se nuk kanë dashur të largohen nga toka dhe nga bagëtia. Nuk po them që rindërtimi është perfekt por është punuar. Nuk po them që kemi proces perfekt, dhe për çdo ankesë të qytetarëve është rikthyer procesi. Grantet e rikonstruksioni, banesat individuale, objektet arsimore dhe infrastruktura publike. Buxheti i këtij viti kemi 34 miliardë lekë, 31 janë të buxhetit si dhe 3 miliardë lekë janë nga donacionet që vijnë nga sipërmarrës, dhe shtete të huaja si Serbia që i kanë derdhur direkt në buxhet. Sot janë alokuar në projektet 32



