Rama ‘asgjëson’ Veliajn/ Bushati: Ditën që u ngrit Belinda, u noterizua ‘vdekja e Veliajt’

Rama ‘asgjëson’ Veliajn/ Bushati: Ditën që u ngrit Belinda, u noterizua ‘vdekja e Veliajt’

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur te shkarkimi i Erion Veliajt dhe shpallja e Ogerta Manastirliut, si kandidate e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës.

Sipas Bushatit, goditja finale për Veliajt nuk ishte vetëm politike, por edhe e koordinuar me zhvillimet në drejtësi. Për të, momenti kur u promovua Belinda Balluku shënoi edhe fundin e epokës së Veliajt në politikë. 

Sa më shumë kohë kalon, më bëhet e fortë bindja se sot Veliaj është në burg si i burgosur politik nga Rama. Po nuk u fute në burg, ose nuk tu bë proces i drejtë, por të ketë shtysë politike, është gjithmonë proces politik. Po të shohësh, Veliaj vetë dhe mbrojtësit më të mëdhenj mediatik të tij, kanë akuzuar Ballukun, si varrmihëse politike të Veliajt. Ata kishin një shpresë deri në fund se Belinda e bënte me kokë të vet. Ditën që Belinda ngrihet, noterizohet vdekja e Veliajt. Sot në grupin parlamentar të PS dhe në Bashkinë e TIranës, janë spastruar njerëzit e Veliajt. SPAK dhe Rama kanë ecur paralel, njëri me akuzë penale, tjetri politikisht, për të varrosur Erion Veliajn. Sot u noterizua.

Veliaj është sot njeri i pafajshëm, goditjen po e merr nga Rama, që po e zëvendëson. Kjo shton dyshimet, që në gjenezë të goditjes së Veliajt ka qenë Rama dhe urdhri ka qenë i tij. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy