Përjashtimi i “të vjetërve” nga PD, Berisha: Ekzekutim në pusi

Përjashtimi i “të vjetërve” nga PD, Berisha: Ekzekutim në pusi

Përjashtimin e “të vjetërve” nga PD, Sali Berisha e cilësoi si ekzekutim në pusi. Nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Berisha tha se ata qëndruan edhe katër vite pas largimit të tij në PD dhe shërbyen si fibra politikë. Ish-lideri i PD tregoi se pas largimit të tyre e kishte takuar Lulzim Bashën dhe i kishte thënë se me veprimin e tij u kishte dhënë të drejtën të bënin politikisht gjithçka kundër tij.

“Unë i kam thënë që këtë akt që ke bërë ti se ka bërë kush, është ekzekutim në pusi. Këta njerëz që i bërë ketë u ke dhënë të drejtën të bëjnë politikisht gjithçka kundër teje. Më tha ke të drejtë. Ai gënjente. Një njeri që e shoh që më ka gënjyer në mënyrë të përsëritur nuk e besoj më. Ata qëndruan edhe katër vite në opozitë dhe ishin fibra politike, ikën ata u dobësua shumë fibra politike. Ky i vrau në pusi. Ky i hoqi nga lista. I thash ke bërë një gabim shumë të rëndë. A e bëri se ia kërkoi Rama nuk e di sepse Rama kërkoi arrestimin e Arben Imamit”, tha Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy