Plumba në kishë, mbi 20 të vrarë në Teksas

Plumba në kishë, mbi 20 të vrarë në Teksas

Më shumë se 20 veta raportohet të jenë vrarë dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur të dielën gjatë të shtënave në një kishë afër San Antonios në Teksas.

Agjentët federalë të FBI-së u nisën për në vendin e ngjarjes në Sutherland Springs.

Komisionari i kontesë Wilson, Albert Gamez, u tha gazetarëve se më shumë se 20 veta janë vrarë dhe 20 janë plagosur. Numrat ende nuk janë konfirmuar dhe ende nuk janë dhënë hollësi rreth sulmit.

Burri i armatosur u tha se hyri në kishë rreth 30 minuta pasi kishte filluar shërbimi dhe hapi zjarr.

Policia tha se sulmuesi u largua dhe pas një ndjekjeje të shkurtër me makina, ai vrau veten, ose u vra nga oficerët e policisë. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se po e ndjek situatën nga Japonia ku ndodhet në fillim të një vizite gati njëjavëshe në Azi. / VOA / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy