Buxhuku: Shqipëria ka kapacitete të mëdha për prodhimin e energjisë, interes për investime për projektin e fotovoltaikëve

Buxhuku: Shqipëria ka kapacitete të mëdha për prodhimin e energjisë, interes për investime për projektin e fotovoltaikëve

Administrator i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku në MCN Economy ka diskutuar lidhur me projektligjin për energji diellore në tokat jopjellore. Ai tha se në thelb është një projektligj interesant dhe se Shqipëria i ka kapacitetet e mëdha për prodhimin e energjisë. Sipas tij, prodhimi i energjisë elektrike nga energjia diellore është i mirëpritur në Shqipëri dhe jemi të vonuar. “Në fakt tema është shumë interesante dhe projektligji në thelbin e tij është interesant, është mirë që hapen debate të tilla. Fakti që është paraqitur një projektligj që ka kombinimin e shfrytëzimit të tokës dhe për energjinë elektrike dhe bujqësi them se është një debat i mirëpritur. Tani kam një problem me këtë projektligj, ju thatë se projektligji nuk ka efekt financiar për buxhetin e shtetit, unë nuk mendoj se ka ligje në fushën e ekonomisë që të mos kenë efekt financiar, kjo është pak e pakuptimtë. Pse? Prodhimi i energjisë elektrike nga energjia diellore është i mirëpritur në Shqipëri dhe jemi të vonuar sepse i kemi mundësitë për të qenë një vend jo vetëm për të mbajtur veten tonë me ujin po e po por dhe me diellin”. Në vijim ai shtoi se Ka idenë se ky prodhim mund të përfshijë dhe erën, por duhet të kuptojmë se çdo investim ka dhe efekte dytësore negative. “Në rastin konkret prodhimi i energjisë në tokat arë pjellore është problematik sepse kufizon prodhimin. Jam dakord që paralelisht me diskutimin duhet të përqendrohemi në ato toka që janë jopjellore sot, si kodrat dhe tokat kripore. Duhet diskutim e para për të bërë një listë të produkteve bujqësore që mund të bashkëjetojnë me energjinë elektrike, dhe për këtë futen institucionet shkencore për të kuptuar cilat produkte bashkëjetojnë me energjinë elektrike dhe së dyti i gjithë ky historik ka nevojë për financim, por kush do financojë sepse këto janë dhe të kushtueshme. Nqs ti përgatit një ligj që thua s’ka efekt financiar atëherë unë i vë një pikëpyetje direkt”. Buxhuku theksoi më tej se ka nisur interesi për për investime për projektin e fotovoltaikëve. Ai tha se sipas këtij projektligji tokat më të mira bujqësorë mund të mos jenë më prodhuese dhe se prodhimi i kombinuar mund të mbështetet nga baza fiskale. “Vënia në fuqi e këtij ligji, pavarësisht se u tha që ka selektim, këto impianate tashmë janë fakt në Karavasta, e njëjta gjë në Spitallë të Durrësit, aty ka filluar punën, por ideja e ligjit është mbase se duan të heqin kategorizimin e tokave, por rreziku që do vinte nga kjo është se e marrin lejen për të instaluar panele diellore me synim dhe për prodhim bujqësor por i kushtojnë rëndësi pastaj energjisë elektrike. Këto janë harmonizimet dhe rreziqet që duhen parë. Prezantohet një ligj jo i plotë për të marrë atë lejen dhe për tokat produktive dhe nesër s’mund ti kërkosh llogari atij pronarit pse prodhon vetëm energji dhe jo prodhime bujqësore. Mendoj se është një moment i diskutueshëm dhe pastaj nëse biem dakord në parim dhe do i kemi këto rreziqe, por do jetë një prodhim i kombinuar atëherë një nga format e mbështetjes së këtij prodhimi të kombinuar janë të tërthorta përmes një baze fiskale të investitorit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy