
Janë mbyllur pjesët e para, në katër ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 12-të.
Bylis kryeson 2-1 në transfertë ndaj Burrelit. Matjanët kaluan të parët në avantazh me Dedgjonajn në minutën e 4-t, por miqtë përmbysën me golat e Peralta në minutën e 13-të dhe Emini në minutën e 21.
Nuk ka prodhuar gola derbi mes Apolonisë dhe Lushnjës. Flamurtari kryeson minimalisht ndaj Luzit, ndërsa Korabi po fiton 2-0 ndaj Tomorit.



