Alibeaj: Me Brahon në krye, ulje intensiteti e veprimtarisë së SPAK

Alibeaj: Me Brahon në krye, ulje intensiteti e veprimtarisë së SPAK

Kam vënë re që kur në krye të SPAK është zoti Braho, një ulje e intensitetit të ngjarjeve, që do të duhet të provohen nga drejtësia.

 

Kështu tha ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, lidhur me raportimin e kreut të SPAK, Klodian Braho, në komisionin për Nismat Qytetare.

 

Në një intervistë për MCN TV, ai deklaroi se Parlamenti i ka rënë në qafë SPAK, veprimtarisë së tij në rastin kur nuk ka hequr imunitetin e ish-ministres Belinda Balluku.

 

Sipas tij, Parlament ka një njollë të madhe në rrugëtimin për ta çuar Shqipërinë drejt BE, duke shtuar se i ka hapur luftë SPAK. 

 

Nuk më pëlqeu deklarata e tij, se fjalitë klishe “më sillni prova”, “nuk flas se është sekret hetimor”, e me radhë, këto bien. Unë e kuptoj fare mirë që prokuroria është një organ që duhet të zbatojë ligjin, duhet të jetë e imunizuar nga çdo ndërhyrje politike apo dhe lëvizje publike. 

 

Pavarësia e një institucioni garantohet nga privilegjet që ka secili nga institucionet, por nuk mund të distancohet nga besueshmëria publike, besimi i publikut te institucionet. Sot nëse SPAK është institucioni me besimin më të lartë, i ka dhënë atij një dozë pavarësie dhe lirie për të vepruar. 

 

Ajo që konstatoj, është që sot prisja nga zoti Braho, nga SPAK, prisja të ngrinte një çështje shumë të rëndësishme, ajo e pabarazisë para ligjit. E kam fjalën për çështjen Balluku dhe për çështjen e mos heqjes së imunitetit të zonjës Balluku. 

 

Fakti që Parlamenti nuk i hoqi imunitetin zonjës Balluku, ishte pengesë ndaj hetimit, goditje ndaj SPAK. Ishte një institucion që në atë rast ishte i gjymtuar në veprimtarinë e vetë. Kësisoj çdo prokuror dhe kryeprokuror duhet ta ngrinte këtë çështje. 

 

Ky parlament i ka rënë në qafë SPAK, veprimtarisë së tij në rastin kur nuk ka hequr imunitetin e një ish-ministreje. SPAK është ngritur pikërisht për të hetuar njerëzit me pushtet, të cilët kanë imunitet. Ndaj “arresti me burg”, “arresti i shtëpisë” apo kontrolli në banesë nuk lejohet nëse nuk e miraton parlamenti. 

 

Ky parlament ka një njollë të madhe në rrugëtimin për ta çuar Shqipërinë drejt BE. I ka hapur luftë SPAK. Kam vënë re që kur në krye të SPAK është zoti Braho, një ulje e intensitetit të ngjarjeve, që do të duhet të provohen nga drejtësia. 

 

U bënë 3-4 vite që shumë çështje janë nën hetim, me incenerator dhe shumë çështje të tjera, që me kalimin e kohës, ngjarjet do të duhet të provohen, hetimet duhen mbyllur. Shoh që ka një ulje të intensitetit të veprimtarisë të SPAK, krahasuar me kohën kur ishte zoti Dumani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy