Plagoset me thikë një person në Korçë, kapet dhe autori, u nxorr i plagosur nga banesa

Plagoset me thikë një person në Korçë, kapet dhe autori, u nxorr i plagosur nga banesa

Një person ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në fshatin Dvoran të Korçës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se i plagosur ka mbetur 27-vjeçari Ari Kodra, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.

Pak pas ngjarjes është kapur dhe autori i dyshuar, i plagosur gjithashtu, i cili është nxjerrë nga banesa i shoqëruar nga policia dhe u dërgua në spitalin e Korçës për mjekim. 

Policia njoftoi zyrtarisht se rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi Ari Kodra, 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi Aleks Qiqi, 41 vjeç.

27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë autori i dyshuar i ngjarjes është  shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se 41-vjeçari ka plagosur 27 vjeçarin. 

Aleks Qiqi rezulton i dënuar për falsifikime, dhe vepra të tjera penale. Ai ka dalë pak kohë më parë nga burgu, i dënuar për drogë. Ndërkohë ka qenë i dënuar edhe në Greqi.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të hedhur më shumë dritë rreth tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy