Trafik droge, korrupsion e pastrim parash/ Operacion nga SPAK dhe Antimafia Italiane, lëshohen 38 urdhër-arreste

Trafik droge, korrupsion e pastrim parash/ Operacion nga SPAK dhe Antimafia Italiane, lëshohen 38 urdhër-arreste

Një operacion i gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave po zhvillohet ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe Drejtorisë së Hetimit Antimafia Italiane, ku si rezultat janë lëshuar 38 urdhër-arreste, nga këta 10 persona të arrestuar më parë.

Sipas mediave italiane, arrestimet po kryhen në Shqipëri, Itali, Spanjë dhe në Mal të Zi, ndërsa po ashtu është urdhëruar edhe konfiskimi i disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që kapin vlerën e disa miliona eurosh.

Kanë qenë dëshmitë e 4 bashkëpunëtorëve të drejtësisë të cilët kanë dhënë më shumë informacione, duke ndihmuar autoritetet italiane dhe ato shqiptare në goditjen e këtij rrejti kriminal.

Gjatë hetimeve të kryera në Shqipëri të operacionit SHEFI dhe KULMI, të kryera nga DIA e Bari-t në vitin 2018 e në vitin 2020, janë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, përveç fenomeneve të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe të pastrimit të parave, edhe i gjithë “zinxhiri i prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe me pas trafikimi ne drejtim te brigjeve pugliese në bordin e gomoneve oqeanike të fuqishme. 

Të dhëna më të hollësishme mbi operacionin, do të jepen gjatë konferencës me shtypin që do të bëhet sot në Tiranë në orën 10:30, ku do të marrin pjesë dr. Cafiero DE RAHO – Prokuror kombëtar i Anti-mafias e Anti-terrorizmit, Arben Kraja – Drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin e Krimit të Organizuar, dr. Filippo SPIEZIA – Zëvëndës President e pjestar për palën e Italisë në Eurojust, dr. Roberto ROSSI – Kryeprokuror i Republikës në Bari dhe zoti Maurizio VALLONE - Drejtori i Pergjithshem i DIA-s Ardi Veliu Drejtori i Përgjithshëm i Policise Shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy