Një avion ushtarak amerikan me 6 persona në bord, u rrëzua në det në Japoninë perëndimore të mërkurën, duke sjellë për pasojë vdekjen e një anëtari të ekuipazhit.
Roja bregdetare e Japonisë tha se gjeti rrënojat e një rotori V-22 Osprey dhe një person që më vonë u konfirmua se kishte vdekur, rreth 3 km nga ishulli Yakushima.
Anijet e peshkimit në zonë gjetën tre persona në ujërat përreth, tha një përfaqësues i një kooperativë lokale peshkimi, duke shtuar se gjendja e tyre nuk dihej.



