‘Inceneratorët’, Gjokutaj: SPAK ka ecur me hapin e kërmillit, s'ka vepruar lidhur me asetet dhe llogaritë bankare

‘Inceneratorët’, Gjokutaj: SPAK ka ecur me hapin e kërmillit, s'ka vepruar lidhur me asetet dhe llogaritë bankare

Avokati Genc Gjokutaj në një lidhje skype qme studion e lajmeve në MCN Tv ka folur lidhur me hetimin e SPAK për inceneratorët.

Duke u shprehur se SPAK ka ecur me hapinn e kërmillit, ai tha se projekti inceneratorëve është zero investim përveçse kontratave fiktive pa fund firma të personave të vdekur dhe lëvrim të parave te personat në kërkim.

Sipas tij këtu kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe se SPAK nuk ka vepruar në lidhje me aseset dhe llogaritë bankare.

Jemi në fazën që SPAK ka arrestuar dy persona në aferë dhe këtu flitet për rrethin e personave nën akuzë që duhet të përgjigjen për këtë aferë ndërsa SPAK ka ecur me ritmin e kërmillit. Kjo çështje siç është çështja e incenetarorit djegës aq djegëse është. Duhet të shohim dhe të marrim vesh se si do evoluojë kjo çështje. Ajo që duhet të dijë publiku është se janë 430 mln euro. Projekti inceneratorëve është zero investim përveçse kontratave fiktive pa fund firma të personave të vdekur, lëvrim të parave të personave në kërkim.  Në lidhje me asetet dhe llogaritë bankare nuk është vepruar nga ana e SPAK. Të gjitha këto nuk flasim për një investim, por për një aferë korruptive e cila tashmë ka nevojë për një hetim urgjent për kohën e mbetur. SPAK nuk ka vepruar në lidhje me aseset dhe llogaritë bankare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy