Në raftet e marketeve dhe supermarketeve gjen dy deri ne tri lloje, qumshti të prodhuar nga kompani vendase.
Qytetarët ngrenë shqetësimin se tregu është monopolizuar, pasi kompanitë që kanë dhe furnizimin më të madh të marketeve, I kanë çmimet njësoj dhe të larta duke bërë që që te mbesin pa mundësi zgjedhje.
Për mënyrën sesi këto kompani operojnë në treg, Autoriteti I Konkurrencës disa ditë më parë nisi një hetim të thelluar në tregun e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënprodukteve të qumështit, ndaj 4 kompanive të mëdha në vend, pasi sipas tyre u vu re rritje e cmimit të produkteve në një periudhë të shkurtër kohore.
Duke iu referuar analizës së tregut të prodhimit dhe shitjes me shumicë të nënprodukteve të qumështit, rezulton se sjellja e ndërmarrjeve me pjesë të konsiderueshme tregu, Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK, mund të përbëjë abuzim me pozitë dominuese, sipas nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003.
Për nisjen e hetimeve, ka reaguar edhe njëra nga kompanitë duke justifikuar rritjen e çmimit me efektet globale.
Dëshirojmë të theksojmë që rregullimet tona të çmimeve gjatë vitit 2022 ishin si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj rritjes së çmimeve që ndodhen në të gjithë botën, duke përfshirë rritjen e kostove të ambalazheve, naftës, energjisë dhe mbi te gjitha rritjen e çmimit të qumështit nga fermerët vendas.
Mungesën e qumshtit në treg blegtorët dhe shoqatat e lidhin me krizën e prodhimit dhe vendosjen e cmimeve në mënyrë jo të rregullt.
Pa marrë një kompesim të drejtë në cmimin e qumështit ne gjithashtu jemi të shqetësuar nga praktikat e mundshme të çmimeve të përcaktuara monopoliste nga fabrikat te cilat funksionojnë si një kartel . Kjo mund të ketë nje ndikim negative jo vetëm në jetesën e fermerëve po dhe në cmimin e fundit për konsumatorin.
Kjo mungesë e qumështit ka sjellë një rritje të çmimit edhe të nënprodukteve të tjera të bulmetit, si kos, djath apo gjalp.



