Mijëra të evakuuar në Izmir, zjarret shkrumbojnë dhjetëra shtëpi në periferi

Mijëra të evakuuar në Izmir, zjarret shkrumbojnë dhjetëra shtëpi në periferi

Me ndihmën e mjeteve nga ajri vijon beteja kundër zjarreve që përfshinë të premten rrethinat e Izmirit në Turqi.

Dhjetëra shtëpi në periferi të qytetit u dogjën dhe më shumë se 3 mijë e 500 banorë u detyruan të evakuoheshin. Deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune nuk ishte shënuar asnjë humbje në jetë njerëzish, por dhjetëra persona u shtruan në spital me probleme respiratore.

69 nga 72 vatrat e  zjarrit janë vënë nën kontroll, megjithatë flakët në rajonet periferike mbeten aktive. Në një prej zonave, zjarri u përhap edhe në një fabrikë riciklimi dhe disa objekte industriale.

Zjarret në zonat e Izmirit, Manisa dhe Bolu po luftohen me operacione nga ajri dhe toka, ndërsa gatishmëria e emergjencave civile mbetet e lartë pasi tre ditët e ardhshme konsiderohen si kritike për shkak të temperaturave. 

Sipërfaqja totale e prekur është rreth 16 mijë hektarë. Dy aeroplanë dhe njëmbëdhjetë helikopterë po vazhdojnë operacionet. Ndërhyrja në pikën ku ka nisur zjarri është e vështirë për shkak të “luginave të thepisura”, sqaroi ministri. Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumakli, siguroi se banorët e zonave urbane nuk duhet të shqetësohen.

Sipas autoriteteve, shkak i flakëve ishte një zjarr i ndezur për një piknik nga 3 persona, ndërsa një vatër tjetër u ndez nga dy fëmijë që pinin duhan në një zonë të pyllëzuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy