I dërguari special i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë se marrëveshja mes këtyre dy vendeve e arritur më 4 shtator në Washington po zbatohet. Grenell ka thënë në Tuiter se një vizitë të departamentit amerikan për energji në Kosovë, ku u panë mundësitë e investimit në këtë sektor, dhe shfrytëzimin e aseteve natyrore për këtë.
Në këtë postim, Grenell ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit po implementohet.
“Marrëveshja po zbatohet! Administrata Trump ndërmerr veprime të shpejta”, ka shkruar ai.
Grenell është takuar një ditë më parë edhe me përfaqësuesit e shqiptarëve republikanë në shtetin e Michinganit.
Duke folur për dialogun Kosovë–Serbi, Grenell u tregoi shqiptarëve rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi dhe rolin e presidentit Trump në arritjen e marrëveshjeve ekonomike të dy shteteve.



