Daci: Momenti më i vështirë i jetës së Veliajt. Nëse Rama ka vendosur të bëjë zgjedhje ato do mbahen (VIDEO)

Daci: Momenti më i vështirë i jetës së Veliajt. Nëse Rama ka vendosur të bëjë zgjedhje ato do mbahen (VIDEO)

Politologu Alban Daci duke komentuar në Mcn Live shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, tha se ky është momenti më i vështirë i jetës së Veliajt. Sipas tij nëse Edi Rama ka vendosur të bëjë zgjedhje, zgjedhjet do bëhen, përtej interpretimeve nëse është kushtetuese, jo kushtetuese.

 

 

Kur një njeri rrëzohet aty njeh miqtë e vërtetë, që janë pak në numër, dhe në politikë s’ka fare miq, por ka bashkëpunëtore. Është momenti më i vështirë i jetës personale të z.Veliaj. çështja Veliaj do ndahet në dy këndvështrime. Në atë politik, ku unë do të veproja si z.Rama, sigurisht me metoda institucionale dhe kushtetuese. Në kuptimin juridik duket se Veliaj ka vendosur të qëndrojë deri në momentin e fundit. Nëse Edi Rama ka vendosur të bëjë zgjedhje, zgjedhjet do bëhen, përtej interpretimeve nëse është kushtetuese, jo kushtetuese. Në thelb më vjen keq, jo për Veliajn si person, por për modelin që e kemi kërkuar disa herë, që mund ta nxjerrin Shqipërinë nga tranzicioni, figura të reja që dalin si figura premtuese dhe fatkeqësisht e mbyllin shumë shpejt karrierën e tyre, dhe e mbyllin me një dimension jo korrekt moral. Mund të shkohet në zgjedhje, nëse Gjykata Kushtetuese s’ka kuorumin e duhur, për të shqyrtuar një çështje të tille. Kemi të bëjmë me parti tipike komuniste, ku nëse procesin ta bën partia, ka mbaruar ajo punë. Duhet të ishte dëgjuar sigurisht, por s’u la të dëgjohej sepse do ishte kthyer një luftë e ngjashme si e Nanos me KPD-në e famshme, që do dëmtonte PS-në”.

Duke folur mbi qëndrimin e opozitës në Kuvend, Daci tha: 

 

Kjo opozitë është ajo që ka qenë në 34 vjet. Ne do ishim habitur po të ishte sjellë ndryshe. Fakti që ka bërë atë që ka bërë 34 vjet, dëshmon që është e vetvetja, s’ka kurth. S’mund të bëhet një bllokim foltoreje në seancën e parë, që është kryesisht ceremoniale. Kjo është fytytra e vërtetë e opozitës. Politika është një teatër, sidomos në Republika Parlamentare dhe sidomos në Republikën Parlamentare të Shqipërisë. Ka teatre që kanë regjisura të vjetra, politikan të vjetër, që po mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve. Aty s’kanë lidhje as interesat e demokratëve, as interesat e qytetarëve të Shqipërisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy