Sulm terrorist në Izrael, 3 të vdekur

Sulm terrorist në Izrael, 3 të vdekur

Tre të vdekur dhe disa të plagosur është bilanci i një sulmi që ndodhi mbrëmjen e sotme në Elad, Izrael. Autoritetet kanë kërkuar nga popullata të qëndrojë brenda.

Policia tha se dy persona ishin përfshirë në sulm. Sipas të njëjtit burim, episodi – i cili ka ndodhur në pjesë të ndryshme të qytetit – ka ndodhur me armë zjarri dhe me sëpatë ose thikë të madhe. Në zonë dhe përgjatë vijës së demarkacionit me Bregun Perëndimor janë vendosur pika kontrolli. Forcat e sigurisë filluan kërkimet për sulmuesit, prej të cilëve të paktën njëri raportohet se është larguar me një furgon të bardhë.

"Ne dënojmë fuqishëm një seri sulmesh të tmerrshme terroriste që kanë tronditur Izraelin pak më parë", tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, në një konferencë për shtyp. “Ne rikonfirmojmë mbështetjen tonë për aleatin izraelit dhe për sigurinë e tij”, shtoi ai.

Elad është qytet me shumicë ortodokse në Izraelin qendror pranë Bregut Perëndimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy