Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë se pse u përkeqësua koalicioni me Ilir Metën. Nga fieri ai tha se krisja e koalicionit erdhi për shkak të reformës në drejtësi. Ndërkohë paralajmëroi se pas vetingut në drejtësi radha do të jetë e politikanëve. Ndërkohë edhe në fier edhe në Lushnje kryeministri përmendi të njëjtat premtime. Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë të bashkuar për Partinë socialiste.



