
Prokuroria në një përgjigje për KQZ-në bën me dije se kryebashkiaku socialist i Kuçovës ka qenë i dënuar në Greqi. Kreshnik Hajdari e ka fshehur këtë fakt në formularin e tij të dekriminalizimit.
Sipas njoftimit të organit të akuzës, ai rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës.
“Rezulton të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë Nr. 3286/23-6-1999, nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë/Gjykata Penale me Një Anëtar, e cila ka vendosur: Në prani të të pandehurve …14) Hajdari Kreshnik, i biri i RIZA dhe i HALIME, i lindur më 29-7- 1982 në Berat, Shqipëri, puntor (i bashkëgjykuar i mitur): Shpall fajtor secilin nga personat madhore të përgjegjshëm penalisht dhe shkaktar sejcilin nga personat e mitur të përgjegjshëm penalisht (“ka kryer një vepër”) për shkeljet: Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse (shkelje e nenit 4 §§ 1 dhe 3 të Ligjit 1975/1991). Dënon secilin nga personat madhorë penalisht të pandehur, të shpallur fajtor me: Katër (4) muaj të pandehurit e mitur të shpallur fajtorë me: Masa riedukuese e qortimit. Konverton në dënime me gjobë të gjitha dënimet me burg të vendosura tashmë më sipër të pandehurve të dënuar (të gjithē), dhe përcakton shumën e konvertimit për çdo ditë burgim në njëmijë e pesëqind (1500) dhrahmi.
Urdhëron dëbimin e menjëhershëm të të gjithë të pandehurve madhorë të huaj të dënuar me burg dhe më tej, pezullon për një kohë të pacaktuar (sipas nenit 90 parag.2 të Kodit Penal) dënimin me burg të dhëna ndaj tyre, me kusht që të ekzekutohet menjëherë dëbimi i tyre tashmë i urdhëruar”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë.



