Agjencia ruse e Turizmit, mohon anulimet masive të rezervimeve në hotelet e Krimesë

Agjencia ruse e Turizmit, mohon anulimet masive të rezervimeve në hotelet e Krimesë

Agjencia Federale Ruse për Turizmin ka mohuar me anë të një deklarate, raportimet për anulimin masiv të rezervimeve të hoteleve në Krime për periudhën e majit.

Gjithçka teksa gadishulli i Krimesë, mbetet ndër vendpushimet kryesore mes rusëve për fillimin e majit dhe rezervimet mbeten në nivelin e vitit të kaluar, raporton Tass.

Për periudhën e majit, gadishulli mbetet një nga destinacionet kryesore turistike midis rusëve. Sipas Rostourism (Agjencia Federale për Turizmin), zënia e hoteleve arriti të paktën 50% për periudhën festive të majit, ndërsa hotelet me pesë yje në nivelin rreth 75%. Në përgjithësi, rezervimet në Krime për maj-qershor janë të njëjta me vitin e kaluar, ku pati një fluks rekord turistësh.

Më 9 maj, Rusia do të mbajë paradën ushtarake, e cila shënon fitoren ruse mbi nazizmin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy