
Duket se votimi i ligjit të gjuhëve nga Kuvendi në Maqedoni ka sjell një përplasje të ashpër mes qeverisë dhe VMRO-DPMNE në opozitë e cila vazhdon ta kundërshtoj ashpër ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Partia e ish-kryeministrit Nikola Gruevski vazhdon ti bëj thirje presidentit që mos të dekretoj ligjin, madje këta të funsit kanë kërcënuar se çdo shpallje e këtij ligji në Fletoren Zyrtare pa nënshkrimin e Presidentit George Ivanov, do të ndiqet me padi penale ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi por edhe ndaj drejtorit të Fletores Zyrtare.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Darko Kostovski anashkalon Gjykatën Kushtetuese duke thënë se është presidenti ai që duhet të vendosë për kushtetutshmërinë e ligjeve.
"Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse do të nënshkruhet apo jo dekreti. Presidenti Gjorgje Ivanov ka të drejtë të plotë që të mos e nënshkruaj këtë ligj. Detyra e vetme e presidentit të Shtetit është që ta mbrojë Kushtetutën e Shtetit", tha Kosotovski, shkruan Alsat-m.



