Presidenti francez Emmanuel Macron ka lavdëruar "guximin" dhe "durimin" e popullit sirian pasi forcat e opozitës rrëzuan al-Asadin nga pushteti.
“Shteti barbar ka rënë. Së fundi. I bëj nderim popullit sirian, guximit të tij, durimit të tij. Në këtë moment pasigurie, u uroj atyre paqe, liri dhe unitet”, tha Macron në një postim në X.
“Franca do të mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së të gjithëve në Lindjen e Mesme”, u shpreh ai.
Më herët mediat ndërkombëtare raportouan foto të rebelëve sirianë duke hyrë në Pallatin Presidencial, ndërkohë që Assad është larguar nga Siria.
Raportohet se turmat kanë plaçkitur rezidencën private të Al-Assad në Damask.



