Arrestimi i gjyqtares Gjoka, Sejamini: KLGJ duhet ta shkarkojë, të shpëtojë dinjitetin e vetë

Arrestimi i gjyqtares Gjoka, Sejamini: KLGJ duhet ta shkarkojë, të shpëtojë dinjitetin e vetë

Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se arrestimi i gjyqtares Irena Gjoka në Greqi do tregojë sa e drejtë është KLGJ për një nga të vetët.

Sipas Sejaminit tani është momenti që KLGJ të shpëtojë dinjitetin e vetë dhe në këtë situatë duhet të shkarkoje gjyqtaren nga çështjet që i janë ngarkuar, konkretisht nga dy çështjet me shumë ndikim për publikun, siç janë Fredi Beleri dhe çështja e ish-kryeministrit Berisha.

“Gjëja e parë ta shohim si problem tonin. E lëmë vettingun dhe Reforma në Drejtësi mënjanë. Si reagojmë ne tani që ka ndodhur kjo situatë? Prova është si do sillet sot drejtësia me Irena Gjokën. Parimi bazë ishte të gjithë të barabartë para ligjit. Nëse kemi një situatë të tillë si do reagojë drejtësia? Ku është sot KLGJ që duhet ta pezullojë? Është e domosdoshme që ndaj saj të hidhet dyshim. Çfarë do bëjë sot drejtësia me një të vetët?

 Kjo zonjë është përfshirë në dy çështje që janë me ndjeshmëri të lartë. Ajo duhet të largohet nga të dyja proceset që të vazhdojnë çështjet. Të mos harrojmë që Berisha është në arrest shtëpie pa akuzë dhe është një standard shumë shtrëngues për një ngjarje të shkuar dhe njëri në moshë, ndërkohë kemi një zonjë që është në hetim duhet ta lëmë në detyrë? Kjo është e papranueshme.

Ka një parim nëse një institucion është në krizë e para të pranojë gabimin dhe të ecë përpara sepse do i humbë imazhi. Sot duhet të shpëtojë vetë KLGJ dinjitetin e vetë.

Përsa i përket ndërhyrjes së të huajve në i kemi futur në Kushtetute, OMN që janë njerëz nga e gjithë bota dhe gjykojnë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy