Në kërkim për masakrën e Velipojës, arrestohet në Itali një nga të dyshuarit

Në kërkim për masakrën e Velipojës, arrestohet në Itali një nga të dyshuarit

Një nga autorët e masakrës së ndodhur në Velipojë në qershor të vitit 2021, është arrestuar këtë të shtunë në Itali, nga Policia e Riminit. Në këtë ngjarje mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa mediat italiane raportojnë se në pranga është vënë shtetasi Elmidin Dyli. Ky i fundit, rezulton me banim në provincën e Rimini, ndërsa është gjurmuar nga autoritetet italiane për disa kohe. “Ai u arrestua në hotel ndërsa së bashku me anëtarë të tjerë të familjes së tij jetonte në Rimini. Ndaj tij është dhënë masa e arrestit të përkohshëm për qëllime ekstradimi pasi është në hetim pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, për veprën penale ‘Vrasje dhe armëmbajtje pa leje’. Në këtë ngjarje personi ka mbetur i plagosur’”, shkruajnë mediat italiane. Kujtojmë që në 27 qershor të 2021-shit, katër persona mbetën të vrarë ndërsa dy të tjerë u plagosën pas një konflikti me armë që u shënua në orën 00:30 minuta, përpara hotel Gocajt. Shkak i konfliktit me armë ishte ndarja e pronësisë mbi sipërfaqet me rërë ku vendosen shezllonët. Humbën jetën shtetasit: Kujtim Verracaku (Ferracaku), , 59 vjeç; Musaen Zeneli, 20 vjeç, kamarier; Edmond Gocaj, 38 vjeç; Xhovani Gocaj, 25 vjeç. Të plagosur mbetën shtetasit: Elmidin Dyli, 17 vjeç dhe Hasan Verracaku, 54 vjeç, vëllai i Kujtim Verracakut.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy