Gjumi i pamjaftueshëm rrit rreziqet e sëmundjeve si diabeti, hipertensioni, iktusi apo sëmundjet kardiake. Po sa orë duhet të flemë saktësisht? Kjo është në varësi të moshës. Për fëmijët e moshës nga 4-12 muaj janë të nevojshme 12-16 orë gjumë, ndërsa për të rriturit mjaftojnë 7 orë.
Për çdo moshë ka një numër të caktuar për orët e gjumit. Sipas Akademisë Amerikane të Mjekësisë, orët e gjumit pas vitit të parë të jetës vijnë duke rënë.
Mosha 1-2 vjeç ka nevojë për 11-14 orë gjumë në ditë, mosha 3-5 vjeç ka nevojë për 11-13 orë gjumë, përfshirë këtu edhe gjumin gjatë ditës.
Mosha 6-12 vjeç ka nevojë për 9-12 orë. Ndërsa në adoleshencë, numri i orëve të gjumit bie 8-10 orë për mohsat mes 13-18 vjeç.
Pas kësaj moshe, 7 orë gjumë mjaftojnë.
Ndërsa për një gjumë sa më cilësor, mjekët rekomandojnë ndjekjen e disa këshillave si p.sh. orari i rregullt i gjumit edhe në fundjavë, krijimin e një mjedisi të qetë me errësirë dhe temperaturë të favorshme, heqjen e ët gjitha aparaturave elektronike nga dhoma e gjumit, shmangien e pijeve si alkolli apo kafeja para gjumit etj.



