Selami: Rezultati i PD-së jo befasues, ja kur ra Republika e Re

Selami: Rezultati i PD-së jo befasues, ja kur ra Republika e Re

Themelues dhe Kryetar i Partisë Demokratike në vitet 1992-1995, Eduard Selami synon të rikthehet sërish në krye të PD-së pas dështimit të Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 qershorit.

I ftuar në “Top Story”, Selami u pyet nga Sokol Balla nëse a ishte i papritur ky rezultat i dobët i Partisë Demokratike

E për kandidatin për kreun e PD, ky rezultat nuk ishte tërësisht i papritur. Këtë rezultat ai e lidh jo vetëm me situatat e fundit brenda partisë, por edhe me mos ndryshimin e mentalitet brenda PD-së, duke mos analizuar e ndryshuar çfarë nuk shkonte pas humbjes në vitin 2013.

“Shenjat dukeshin, kishte një qetësi që nuk më pëlqente. Në 2013-tën ne dolëm në opozitë dhe ne nuk e morëm mesazhin e popullit. Ishim një opozitë me kokën prapa”, u shpreh ish-kreu i PD dhe kandidati për këtë post në zgjedhjet e korrikut brenda PD-së, Eduard Selami.

Sipas tij, kundërshtitë me listat lidhen me mënyrën si u bë ajo, dhe jo me emrat konkrëtë.

“Nuk ka se si të mos ndikonte. Shqetësimi im nuk është te emrat. Lista u bë në një linjë personale. I takon Këshillit Kombëtar të bëjë lista. Kjo nuk u bë. Këtu merr fund republika e re e Lulzim Bashës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy